Magjia e festave erdhi edhe në shtëpinë e Hailey-t dhe Justin Bieber!

Mediale Vip

Magjia e festave erdhi edhe në shtëpinë e Hailey-t dhe Justin Bieber!

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 10:25
Justin Bieber dhe partnerja e tij Hailey Baldwin

Këngëtari Justin Bieber dhe partnerja e tij Hailey Baldwin i janë dorëzuar më në fund tundimit për të vendosur pemën e festave.

Duke qenë se një pjesë e madhe e personazheve të showbiz-it ka treguar në rrjete sociale ambientin e festave në shtëpinë e tyre, sytë e fansave ishin nga Hailey dhe Justin.

Dyshja ka nxjerrë pemën e Krishtlindjeve, dritat e zbukurimet dhe kanë dekoruar së bashku ambientin e shtëpisë së tyre.

Në Instagram, këngëtari ka treguar nëpërmjet një videoje të gjithë procesin teksa ata vendosin me duart e tyre “magjinë” e feszave të fundvitit.

“Është kjo kohë sërish”- shkruan Justin krahas postimit. Si ju duket pema e tyre e Krishtlindjeve?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat