Ish ylli i One Direction, mungon në dasmës e motrës me të dashurin 'bandit'

Mediale Vip

Ish ylli i One Direction, mungon në dasmës e motrës me të dashurin 'bandit'

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:36
Motra e yllit të One Direction, Zayn Malik, Waliyha, u martua këtë të shtunën

Motra e yllit të One Direction, Zayn Malik, Waliyha, u martua këtë të shtunën me ish-të dënuarin Junaid Khan, 24-vjeç, pavarësisht 'protestave' familjare. 

As vëllai Malik dhe as babai i saj Yasser nuk morën pjesë në dasmë. 

Waliyha shoqërohej nga nëna e saj Trisha.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ઝα૨y ? (@inzaynbaby5)

Dasma u mbajt në prani të familjes dhe miqve të ngushtë .

Aktualisht, Zayn dhe Gigi janë me banim në Pensilvani.

Spas disa raporteve, pretendohet se e dashura e Malikut, Gigi Hadid, i dërgoi një mesazh Waliyha, ku i shprehu se ajo dëshironte të ishte atje. "Do të doja të isha aty, jam kaq e lumtur për ty. Dashuri e madhe", thuhej në mesazhin e Hadid në Instragram.

Motra e Zayn Malik, Waliyha u martua me ish-të dënuarin Junaid Khan në Bradford

Tashmë bashkëshorti i Waliyha, Khan, u dënua me pesë vjet burg në 2017 në një çështje që lidhej me vjedhje makinash të një gruaje të moshuar. 

Thuhet se Khan u la i lirë kohët e fundit, por familja e Waliyha nuk ishte e lumtur me vendimin e saj  për t'u martuar me të.

Ndërkohë Waliyha shkëlqeu, teksa u pa e veshur me një fustan dasmash joshës prej ari, me një vello delikate dhe bizhuteri prej ari.

Waliyha ndau me djekësit në mediat sociale disa fotografi nga dasma me mbishkrimin: "Ditët më të mira me njerëzit më të mirë", "Sinqerisht, nuk mendoj se mund të kisha një ditë më të mirë", nuk mund të besoj se jemi zyrtarisht të martuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat