Elevan sjell projektin e ri muzikor “Allein”

Mediale Vip

Elevan sjell projektin e ri muzikor “Allein”

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:25
Elevan

Pas sukseve të arritura, në fund të vitit këngëtarja shqiptare që jeton në diasporë, Elevan, ka sjell projektin e ri muzikor të quajtur “Allein”.

Adhuruesve të saj të shumtë për këtë fundvit këngëtarja shqiptare Elza Maxhuni me emrin artistik “Elevan”, për festat e fundvitit u ka bërë dhuratën më të mirë me këngën e saj të re.

E titulluar “Allain” në këngën e saj në gjuhën gjermane, me një orkestrim dhe realizim artistik të videoklipit krejt ndryshe, ajo i këndon vetmisë, dashurisë së humbur dhe vuajtjeve që shkakton ajo.

Me gjithë pandeminë që ka pushtuar gjithë botën, ky vit për Elevan ka qenë mjaft i suksesshëm dhe ka sjell shumë emocione në jetën e saj të re artistike.

Ky është projekti i tretë muzikor në karrierën e saponisur të këngëtarës së re shqiptare në diasporë, që është mjaft premtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat