Ana pranon publikisht se Arjoni i ka kërkuar të krijojnë familje së bashku

Mediale Vip

Ana pranon publikisht se Arjoni i ka kërkuar të krijojnë familje së bashku

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:47
Ana dhe Arjoni

Ana ka pranuar se Arjoni i ka kërkuar të krijojnë familje së bashku.

Një debat i ashpër lindi në studion e “Për’Puthen” mes Arjan Konomit dhe Anës sot.

Teksa kjo e fundit ndodhej në një lidhje të dretjpërdrejtë për të folur rreth videos së fundit, të publikuar nga Arjoni.

Ana tha se kësaj historie do t`i shkojë deri në fund sepse ajo është e pastër dhe nuk ka pasur asnjë lidhje dashurie me askënd.

Kur u pyet nga Andi se a i ka kërkuar Arjoni asaj të krijojnë familje, Ana u përgjigj se po vetëm kjo pjesë është e vertetë dhe asgjë tjetër.

“Pjesa kur të ka thënë merri rrobat eja jetojmë bashkë, është e vëertetë?” pyeti Andi.

“Po po kjo është e vërtetë por për pjesën tjeter asgjë nuk është e vërtetë”, u përgjigj Ana tejet e sigurt se gjithçka tjetër është vetëm fantazi e Arjonit.

Ana shtoi se ajo do t`i shkoj kësaj historie deri në fund me ndihmën e ligjit për të drejtuar të gjithë këtë situatë, duke mohuar kategorikisht se  ndodhi ndonjë gjë mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat