Noizy: Protesta është politike! Të mblidhemi e të ndihmojmë familjen e Klodianit

Mediale Vip

Noizy: Protesta është politike! Të mblidhemi e të ndihmojmë familjen e Klodianit

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:40
Noizy

Artistëve që bëjnë thirrje për përmbajtje dhe distancim nga dhuna e protestave të ditëve të fundit në kryeqytet i është bashkuar edhe artisti i mirënjohur Rigels Rajku, i njohur ndryshe me emrin e artit Noizy.

Këngëtari i preferuar vecanërisht nga të rinjtë, përmes një postimi në rrjetet sociale fton të gjithë artistët të ndihmojnë familjen e Klodian Rashës, gjë që sipas tij nuk bëhet duke iu bashkuar protestës që tashmë duket qartë se është kthyer në një protestë politike.

“Kush nga artistët do të bashkohet me mu të ndihmojmë familjen e Klodianit? Më shkruani,” nis mesazhin e tij artisti i dashur për të rinjtë.

“Unë them të ndihmojmë atë familjen sesa të merremi me protesta, – thotë më tej Noizy, duke shtuar se “asnjë parti s’do na sjellë bukë te shpia, secili person lugën e con te goja e vet para se te e tjetrit.”

“Protesta është bërë politike. Edhe qorri e sheh. Unë s’jam as me lali Erin, as me Edin, as me lali Lulin, as me lali Iirin, unë jam me familjen time dhe me shtetin tim. Të shkatërrojmë shtetin është të shkatërrosh shtëpinë tënde,” e mbyll mesazhin e tij Noizy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat