Vajza e Mozzikut dhe Loredanës kupton 4 gjuhë

Mediale Vip

Vajza e Mozzikut dhe Loredanës kupton 4 gjuhë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:28
Vajza e Mozzikut dhe Loredanës kupton 4 gjuhë

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi (25 vjeçe), së fundmi ka bërë një bisedë 40-minutëshe me moderatorin Aira Nejati (27 vjeç) për Apple Music.

Ajo ka folur për shumë gjëra që kanë ndodhur gjatë vitit 2019, humbjen e të atit, skandalin me paratë, ndarjen nga Mozzik e po ashtu flet edhe për këtë vit, më shumë për kohën e kaluar me vajzën e saj, Hanën.

Në intervistë thuhet se biondja sivjet qëndroi më shumë pranë të bijës, për shkak të pandemisë së coronavirusit.

“Unë kam qenë me të gjithë kohën, posaçërisht gjatë izolimit”, ka thënë ajo.

Artistja tregon se Hana, e cila mbush dy vjet këtë muaj, kupton katër gjuhë të ndryshme.

“Ajo me të vërtetë mund të flasë tani. Ajo tashmë mund të flasë me fjali të sakta. Kupton katër gjuhë, përfshirë anglishten, gjermanishten, shqipen dhe gjermanishten zvicerane. Ne flasim pak të përzier. Ajo kupton plotësisht gjithçka”, theksoi Zefi.

Loredana muaj më parë po ashtu konfirmoi ribashkimin me partnerin e saj, Mozzik, nga i cili u nda vitin e kaluar (2019).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat