Flet mësuesi i Fjolla Morinës e Dua Lipës, tregon cila ishte nxënëse më e mirë

Mediale Vip

Flet mësuesi i Fjolla Morinës e Dua Lipës, tregon cila ishte nxënëse më e mirë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:31
Fjolla Morina Dua Lipa

Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj ka zbuluar se ka qenë mësues i këngëtares me famë botërore, Dua Lipës gjatë kohës sa ajo po jetonte në Prishtinë.

Demaj ka thënë se e ka mësuar dy vite Dua Lipën.

Ai e ka përshkruar atë si fëmijë të lezetshëm, e shumë të edukuar.

“E kam mësu nja dy vjet Dua Lipën, disa orë I kam pas te Mileniumi tretë, ishte fëmijë i lezetshëm, shumë i edukum, nuk më ka shku mendja që ajo është aq talente në atë fushë. Besoj që po, njerëzit që kanë kulturë me backround edhe gjyshërit e Dua Lipës kanë qenë doktor të shkencave. E vlerësoj si një vajzë tepër të kulturume, atë edukatë e shfaq edhe sot e atë dite”, ka thënë ai.

Demaj ka bërë të ditur se edhe Fjolla Morinën e ka pasur nxënëse e gjithashtu edhe këngëtarin Shpat Deda.

I pyetur se cila ka qenë nxënëse më e mirë në shkollë, Demaj e ka vlerësuar punën e të dyjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat