Dhurata Dora befason me transformimin e radhës, bën flokët ngjyrë lejla

Mediale Vip

Dhurata Dora befason me transformimin e radhës, bën flokët ngjyrë lejla

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:32
Dhurata Dora

Ajo komentohet mjaft shumë në faqet rozë për eksperimentet që bën herë pas here në dukje.

Fjala është për artisten e njohur shqiptare, Dhurata Dora, e cila një ndryshim e ka bërë edhe së fundmi.

Përmes imazheve që ka shpërndarë në InstaStory, tregon se ka bërë flokët ngjyrë lejla, ngjyrë kjo e veçantë dhe mjaft e guximshme.

“Leya Leyla”, ka qenë mbishkrimi që ia ka vendosur imazheve, referuar transformimit të ri.

Image
Meqenëse Dora ka bërë edhe ndryshime të tjera, kjo nuk është një risi për fansat dhe admiruesit e muzikës së saj.

Sidoqoftë, kjo ngjyrë i shkon mjaft shumë dhe e bën të shfaqet akoma më tërheqëse.

Ndryshe, Dhurata që nga vera nuk ka qenë aktive me ndonjë këngë të re, kurse ajo e fundit mbetet “Fajet” në bashkëpunim me Azet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat