Noizy del kundër protestës: Më mirë të ndihmojmë familjen e Klodianit

Mediale Vip

Noizy del kundër protestës: Më mirë të ndihmojmë familjen e Klodianit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:31
Noizy

Reperi mendon se është më mirë që t’i dilet në ndihmë familjes së Klodianit, sesa të protestohet.

Reperi Noizy, së fundi me anë të një postimi në Instagram, u bëri thirrje artistëve t’i bashkohen në nismën për ta ndihmuar familjen e Klodianit

Ai mendon se protestat me moton “Drejtësi për Klodianin” tashmë ka kaluar në politike dhe se me këtë nuk do arrihet asgjë.

Andaj, reperi thotë se do shkojë për vizitë tek familja e Klodianit dhe fton gjithë artistët që t’i bashkohen në nismën për ta ndihmuar atë familje.

Noizy shtoi se nuk e përkrah asnjë politikan dhe se nëse do ishin të tillë që protestojnë, do e bënin këtë gjë për shumë raste tjera. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat