Çfarë i tha Albërija për këngën e fundit? Anxhelina habit me përgjigjen e saj

Mediale Vip

Çfarë i tha Albërija për këngën e fundit? Anxhelina habit me përgjigjen e saj

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:55
Anxhelina, Albërija

Anxhelina Hadërgjonaj solli pas 9 vitesh mungesë një këngë të re, një baladë, të cilën e titulloi “Precious”.

Publiku e kishte pritur me padurim këtë rikthim të këngëtares dhe ajo dha më të mirën e ndaj nuk munguan komentet e shumta pozitive për të.

Mirëpo ka dhe nga ata që nuk kanë mbetur të kënaqur, madje bëhet fjalë ëpr njeriun më të afërt të Anxhelinës.

Në një intervistë për “Wake Up” këngëtarja ka treguar se nëna e saj, Albërija, nuk i thotë kurrë fjalë të mira. Ajo u shpreh se për “Precious” i ka thënë: “Mund të bësh më mirë” dhe shtoi se nuk është asnjëherë e kënaqur me gjërat që bën e bija.

“Normalisht kërkon më të mirën se është nënë, por do ma bënte qejfin nëse do më lavdëronte pak më shumë”, tha Anxhelina.

Ndërsa për sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm me Albërijen, ajo tha se nuk e kanë menduar këtë gjë, por nuk do të ishte keq nëse do e bënin realitet. Ndërkohë Anxhelina pritet të sjellë këngë të reja së shpejti, sepse ajo ka treguar se ka realizuar një sërë projektesh, që janë kryesisht balada dashurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat