Dojna Mema gati të rikthehet

Mediale Vip

Dojna Mema gati të rikthehet

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 20:24
Dojna Mema

Largimi i Dojna Memës nga Top Channel shkaktoi bujë të madhe, sepse ajo ishte një nga figurat kryesore të televizionit në fjalë. Moderatorja zbuloi muaj më parë se ajo nuk do e drejtonte më emisionin “Pop Culture”, duke u shprehur se gjithçka e ka një fillim e një fund.

Më vonë e ftuar në emisionin “Why not” Mema shpjegoi gjithë arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

Dojna tha në emision se linja editoriale e Top Channel nuk përshtatej më me gjërat që ajo donte të bënte dhe se ishte shkëputur nga televizioni me respekt nga të dyja palët.

“Për të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur e dinë që kam që 19 vjeç në Top Media. Ishte e vetmja shtëpi mediatike që unë kisha patur ndonjëherë, pra nuk vija nga ndonjë eksperiencë e mëparshme. Unë kam bërë vetëm Top Channel dhe ishte një vendim i vështirë të shkëputesha nga shtëpia ime e parë. Ishte një vendim i nevojshëm në një kohë kur unë kërkoja të bëja gjëra të mijat. Ka qenë një shkëputje shumë e butë dhe për këtë më vjen shumë mirë, ka qenë një shkëputje me respekt nga të dyja palët. Ishte një moment që unë kisha shumë nevojë të eksperimentoja me gjëra të reja. Në këtë fazë Top Channel kishte një linjë editoriale që nuk përshtatej me gjërat që unë doja të bëja specifikisht, kështu që ishte më mirë për të dyja palët që të merrnim një shkëputje nga njëri-tjetri”, u shpreh Dojna.

Mirëpo ky largim nga Top Channel nuk do të zgjasë shumë, sepse moderatorja ka vendosur të rikteheht sërish në të njëjtin ekran. “News31” ka mësuar nga disa burime se Dojna do të drejtojë në këtë televizion një format të ri, promoja e të cilit është bërë publik. Emisioni që ajo do të moderojë quhet “Just Dance” dhe balerini Graciano Tagani do të jetë autor i formatit, që do të ketë në fokus konkursin mes të rinjve të talentuar në kërcim.

Ky format do të jetë pjesë e programit “E diell” si një rubrikë dhe Dojna do të jetë drejtuese. Ndërkohë ky lajm nuk është konfirmuar ende nga moderatorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat