Një bluzë të kuqe dhe jo rozë, Almeda Abazi tregon pse zgjodhi ta zbulonte kështu gjininë e fëmijës

Mediale Vip

Një bluzë të kuqe dhe jo rozë, Almeda Abazi tregon pse zgjodhi ta zbulonte kështu gjininë e fëmijës

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:44
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman zbuluan sot për publikun gjininë e fëmijës së tyre. Ata ndanë një video shumë të ëmbël, në të cilën shihet se nga një kuti nxjerrin një bluzë të kuqe dhe në këtë mënyrë zbuluan se janë në pritje të një vajze.

Mirëpo përveç reagimeve të tyre shumë të bukura, ndjekësve ju ka rënë në sy fakti që Almeda kishte zgjedhur ta bënte publike gjininë e fëmijës ndryshe.

Shumë janë habitur përse ajo zgjodhi një bluzë të kuqe dhe jo diçka në ngjyrë rozë, duke qenë se fëmija që pret është vajzë. Ndaj Almeda ka vendosur t’ju përgjigjet të gjithëve e t’ju shuajë kuriozitetin.

Ajo ka treguar se e gjithë kjo ka qenë spontane dhe në minutë të fundit është përgatitur e gjitha. Ndërkohë që ajo ka bërë kontrollin, familja është marrë me këtë pjesë dhe kanë vendosur një rrobë të vjetër të Efehan në kuti. Edhe nga videoja dallohej qartë se ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur, Almeda dhe Tolgahan kishin organizuar diçka të thjeshtë në shtëpinë e tyre për të zbuluar gjininë e fëmijës.

Ndërsa Sayisman ka teguar se lajmin e gjinisë e ka mësuar për ditëlindjen e tij dhe se kjo ishte dhurata më e bukur që mund të merrte.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat