E mërzitur, Vivien ka një pyetje dhe kërkon përgjigje nga Saimiri

Mediale Vip

E mërzitur, Vivien ka një pyetje dhe kërkon përgjigje nga Saimiri

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 06:36
Vivien

Natën e kaluar në “Love Story” u bënë pjesë e kastit të vajzave edhe tre konkurrente të reja, Generda, Redona dhe Valentina. Të treja kanë një avantazh që kanë mundur ta studiojnë Saimirin nga ekrani. Ndërsa një nga kuriozitetet më të mëdha është se si i kanë pritur ato, konkurrentet e tjera.

Vivien ka treguar për “Daily Love Story” se i ka mirëpritur vajzat dhe i ka komplimetuar ato.

“Unë isha shumë kurioze. Mendoj se kush vjen tani në javën e pestë duhet të ketë një karakter shumë të fortë. Të treja janë shumë të mira. Valentina kishte një super trup. Generda duket pak më e pjekur. Redona është shumë e këndshme, e qeshur”, -është shprehur Vivien.

Gjatë intervistës Vivien ka theksuar se është e mërzitur me Saimirin dhe kërkon edhe një përgjigje prej tij.

“Unë jam mërzitur me Saimirin për faktin që ne ishim këtu, erdhën tri goca të reja dhe Saimiri kërkon prapë goca të tjera. Mendimi im dhe i të gjithë vajzave është: ‘Nuk jemi ne mjaftueshëm për Saimirin?’ Këtë përgjigje e dua”, -ka thënë ajo.

Sa i përket eliminimit, Vivien tha se ka frikë, sepse të gjitha gocat që kanë ikur kanë qenë surprizë për të gjitha. Megjithatë, ajo e ka mbyllur duke thënë se shpreson që Saimiri ta kuptojë dhe të bëjë lëvizjet e duhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat