Dafina reagon e mllefosur pas lajmit se në Serbi janë krijuar video-lojëra me krime lufte

Mediale Vip

Dafina reagon e mllefosur pas lajmit se në Serbi janë krijuar video-lojëra me krime lufte

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:58
Dafina Zeqiri

Dafina shprehet e indinjuar pasi në Serbi janë krijuar video-lojëra, që rrëfejnë ngjarje të jetës reale.

Këto ditë, në medie ka bërë bujë lajmi se në Serbi janë krijuar video-lojëra me krime lufte, ku njëra ndër to paraqet vrasjen e Adem Jasharit.

Pas kësaj, këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar ashpër, e cila thotë se kryerja e krimeve të luftës është lojë tani.

“Kryerja e krimeve të luftës është një lojë tani.  Në Serbi, ka komunitete në internet që luajnë një video-lojë që rrëfen ngjarje të jetës reale, në të cilën protagonisti-lojtar kryen krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës për të fituar ndeshjen.

Për të riprodhuar një pikë hyrëse kaq të dhunshme dhe të desensibilizuar në një histori të kohëve të fundit, të dhimbshme, është sëmundje. Ata që bëjnë vepra të këqija të mos mbeten kurrë pa u ndëshkuar”, shkruan ajo.

Image

Ndryshe, “Zili Zili” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat