‘E dua vajzën time dhe më mungon shumë’- Këngëtarja kërkoi heqjen e kujdestarisë, babai i Britney Spears: Nuk kemi folur …

Mediale Vip

‘E dua vajzën time dhe më mungon shumë’- Këngëtarja kërkoi heqjen e kujdestarisë, babai i Britney Spears: Nuk kemi folur …

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:10
Britney Spears

Babai i ylli të popit, Britney Spears ka folur pasi këngëtarja kërkoi nga gjykatat që të mos jetë më nën kujdestarinë e tij.

Jamie Spears zbuloi se nuk ka folur me Britney që në muajin gusht, kur avokati i 39 vjeçares paraqiti kërkesën për ta hequr atë si kujdestar të këngëtares.

68-vjeçari u shpreh se përpara asaj periudhe kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

‘E dua vajzën time dhe më mungon shumë,’- tha Jamie për CNN. ‘Kur një anëtar i familjes ka nevojë për kujdes dhe mbrojtje të veçantë, familja duhet të jetë e bashkuar. Siç kam bërë për 12 vitet e fundit, për ta mbrojtur, ruajtur dhe duke e dashur Britney pa kushte. Unë do të vazhdoj që të mbroj kundër atyre që kanë interesa vetjake dhe atyre që duan ta dëmtojnë atë ose familjen time.’

Avokatja e Jamie, Vivian Lee Thoreen, tha: ‘Kanë një marrëdhënie babë e bir. Gjithmonë ka pasur dashuri dhe respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin. Derisa avokati i caktuar nga gjykata i Britney, Sam Ingham papritmas e udhëzoi Jamie të mos kontaktonte Britney disa muaj më parë, ata kishin folur shpesh dhe rregullisht gjatë gjithë periudhës së kujdestarisë.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat