Aktori i njohur habit me deklaratën

Mediale Vip

Aktori i njohur habit me deklaratën

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Christopher Walken

Aktori i famshëm 77-vjeçar, Christopher Walken, ka habitur së fundmi publikun me deklaratën e tij.

Teksa ishte i ftuar në “The Late Show With Stephen Colbert” për të diskutuar filmin e tij të ri, “Wild Mountain Thyme”, aktori rrëfeu se s’kishte pasur kurrë kompjuter ose telefon.

“Dikush erdhi dhe e vendosi këtë sepse nuk kam një celular ose kompjuter”- tha Walken duke i shokuar të gjithë me deklaratën e tij.

Ai vazhdoi të shpjegonte se nuk i ishin dashur asnjëherë këto mjete teknologjike dhe mendonte që më mirë të mos i kishte fare, sesa një 10-vjeçar të ishte më i mirë tek to, sesa aktori.

Walken shpjegoi gjithashtu se të vetmet raste kur ai merrte një telefon, ishte kur kishte ndonjë rol dhe telefoni i duhej për të komunikuar me njerëzit. Në fakt, që ata ta gjejnë!

Aktori shtoi se ai s’ka dërguar kurrë një mesazh apo një email.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat