Enxhi Nasufi i kthehet Anxhela Peristerit për lajmet e fitores së rreme

Mediale Vip

Enxhi Nasufi i kthehet Anxhela Peristerit për lajmet e fitores së rreme

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Enxhi Nasufi, Anxhela Peristerit

Disa ditë më parë, në të gjitha mediat u shpërnda me shpejtësi lajmi se Anxhela Peristeri ishte përzgjedhur nga juria e Festivalit të Këngës për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”.  U tha se Peristeri mblodhi shumën më të madhe të pikëve nga juria e Festivalit të Këngës, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë. Sipas këtij lajmi juria përbëhej nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.

Mirëpo duket se e gjithë kjo ka qenë e rremë, sepse nuk është përzgjedhur ende asnjë fitues. Në një prononcim për “AbcNews”, drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, ka shpjeguar se është e pamundur që fituesi të shpallet që tani dhe se e gjithë kjo ka qenë e stisur.

Për këto lajme reaguan personazhe të njohur të showbiz-it dhe kolegë të Anxhelës në muzikë, ndërsa njëra prej konkurrenteve në Festival, Enxhi Nasufi, shprehu mendimin e saj për këtë situatë.

Ajo u shpreh se ‘ku ka zë, nuk është pa gjë’ dhe tregoi se mendon se ka qenë vetë Anxhela ajo që ka folur për diçka të tillë, ndërsa mediat kanë përfituar.

“As nuk më pëlqejnë, as nuk më japën ndonjë emocion që të më prishën ndonjë punë të madhe. E kam thënë dhe e përsëris ka shumë portale “allasoj” që as media online nuk janë, sepse nuk janë profesionistë janë thjesht disa njerëz që duan disa klikime. Dhe e dyta që ta përfundoj, e kam thënë dhe e rithem nuk më pëlqen  energjia dhe ajo nisma e një artisti për ta shpërndarë emrin lart e poshtë.

Ka shumë artistë që flasin lart e poshtë dhe kjo nuk është gjë e mirë, mendoj unë. Ne si artist duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Nëse ti realisht ke një pretendim të madh, mund të jesh këngëtare shumë e mirë, ke një këngë shumë të mirë dhe mund ta marrësh, mund të ndodhë nuk ke pse flet aspak lart e poshtë për asnjë gjë.

Jo vetëm Anxhela, por askush. Nuk ke pse nxjerr fjalë të tilla dhe ti në këtë mënyrë injoron dhe artistët e tjerë dhe nuk rrit as nivelin tënd njerëzor as atë artistik.

Unë kështu e mendoj dhe mendoj që jemi vetë ne si njerëz, si popull që flasim pak lart e poshtë. Përhapen fjalët dhe pastaj ka media që përfitojnë. Ku ka zë nuk është pa gjë“, përfundoi Enxhi.

Në këtë festival, Enxhi po merr pjesë me këngën “Njësoj”, e cila është pëlqyer nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat