Sin Boy i bën dhuratën e bukur Rinës për festën e Krishtlindjeve!

Mediale Vip

Sin Boy i bën dhuratën e bukur Rinës për festën e Krishtlindjeve!

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:54
Sin Boy, Rina

Rina Balaj dhe Sin Boy janë një prej çifteve më të këndshme të Instagram-it, të cilët përpiqen të jenë sa më aktivë për ndjekësit e tyre.

Prej disa kohësh tashmë, ata kanë nisur bashkëjetesën dhe janë bërë thuajse të pandarë.

Në rrjete sociale, çifti nuk i kursen dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin, si dhe herë pas here na tregojnë gjestet e bukura të dashurisë.

Reperi Sin Boy i ka blerë Rinës një dhuratë për këtë fundvit, ndërsa detaji më i lezetshëm ishte fakti që përpiqej të bindte reperen se ia kishte sjellë babagjyshi.

Rina ndau në InstaStory një video të bisedës së çiftit, ku dëgjohen Sin Boy teksa i mbushte mendjen partneres së tij.

“Ai më solli një iPhone 12 si dhuratë Krishtlindjesh dhe po përpiqej të më bindte se e solli babagjyshi.”- shkruan reperja krahas videos duke qeshur me të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat