Yolanda Hadid ka krijuar një lidhje aq të fortë me Duan

Mediale Vip

Yolanda Hadid ka krijuar një lidhje aq të fortë me Duan

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 08:25
Dua Lipa, Yolanda Hadid

Pas lidhjes me Anwar Hadid, Dua Lipa është bërë pjesë e pa ndarë e familjes së tij. Ata kalojnë një pjesë të mirë të kohës bashkë dhe marrëdhënia është për t’u pasur zili.

Yolanda dhe Dua ndryshe nga ç’thonë legjendat urbane shkojnë për mrekulli. Nuk mungojnë fotot me njëra-tjetrën në rrjetet sociale dhe duket se të dyja përveç marrëdhënies nuse-vjehrrë janë edhe dy shoqe shumë të mira.

Në rrjetet sociale të ish-modeles holandeze gjen pafund foto të fëmijëve dhe tashmë mbesës së saj të vogël, duke na falur ne detaje që vetë  Hadidët na i fshehin.

E padyshim në këto postime nuk mungojnë as dhëndri Zayn dhe nusja Dua. Yolanda mundohet mos t’i diferencojë nga fëmijët e saj dhe shpeshherë poston edhe foto të tyre.

Mbrëmjen e sotme ajo ka ndarë me fansat një foto të të birit Anwar, i cili shihet së bashku me Dexter, qeni i famshëm i tij dhe Duas. Krah fotos, ka shkruar: “Babai me djalin(referuar qenit) dhe dikush që mungon (referuar Duas).”

Image
Insta

Sigurisht ky portret familjar s’mund të ishte i tillë pa këngëtaren dhe Yolanda e di shumë mirë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Duas e cila i ka komentuar disa emoji me sy me zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat