“Tjerr” e Evi Reçit, ndër krijimet më të veçanta këtë vit në Festivalin e RTSh-së

Mediale Vip

“Tjerr” e Evi Reçit, ndër krijimet më të veçanta këtë vit në Festivalin e RTSh-së

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:06
Evi Reçit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Evi Reçi, ka vendosur që sivjet ta sprovojë veten në Festivalin e Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.

Ajo është duke garuar në edicionin e 59-të të këtij festivali me këngën “Tjerr”.

Një këngë e lehtë e zhanrit jazz, duket të jetë e duhura që e sjell Evin më ndryshe dhe të veçantë sivjet.

Image

Kompozimin e kësaj kënge ajo ia ka besuar kompozitores Olsa Toqi, e cila ka arritur që në Eurovisionin e vitit 2016 të dërgojë një këngë, përkatësisht “Fairytale” të Eneda Tarifës.

Ndërkohë, teksti i cili është mjaft interesant i është besuar autorit Florian Zyka.

Festivali i RTSh-së do të zhvillojë tri netët e tij në datata 21, 22 dhe 23 dhjetor 2020, në formën virtuale.

Artistja Reçi duket ndër pretendentet më të forta të edicionit të këtij viti, teksa pritet të shkӕlqejë me interpretimin live të “Tjerr”.

Prvese muzikante, Evi Reçi zhvillon edhe profesionin e saj si prezantuese e emisionit të pasditës në “Vizion Plus”. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat