Keqpërdoret emri i Soni Malajt, u dërgohen mesazhe private fansave nga një faqe e rreme kinse kanë fituar 50 mijë euro

Mediale Vip

Keqpërdoret emri i Soni Malajt, u dërgohen mesazhe private fansave nga një faqe e rreme kinse kanë fituar 50 mijë euro

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 12:06
Soni Malaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ashtu si shumë kolegë të saj, po ballafaqohet me keqpërdorim të emrit të saj në rrjetet sociale.

Ajo ka lajmëruar fansat se një faqe e hapur në Facebook me emrin “Soni Malaj Real”, po u dërgon mesazhe private personave të ndryshëm, duk i përgëzuar kinse kanë fituar 50 mijë euro.

Në këmbim të kësaj fitore, faqja kërkon shpërndarjen e saj në 3-4 grupe në Facebook dhe të regjistrohen në atë faqe.

Me të parë këtë, Malaj e publikoi në InstaStory një nga mesazhet që i kishte shkuar një fanseje, e që i kërkohej një gjë e tillë.

“Kjo është një faqe false që kërkon t’ju mashtrojë. Bëjini report”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.

Me një problem thuajse të ngjashëm janë përballur së fundmi edhe figurat tjera të njohura publike si: Ardit Gjebrea, Rudina Magjistari, Behgjet Pacolli e të tjerë. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat