“Më dhatë kurajë për me luftu kur hera-herës më humbnin edhe shpresat” mesazhi i ndjerë i Justina Aliajt

Mediale Vip

“Më dhatë kurajë për me luftu kur hera-herës më humbnin edhe shpresat” mesazhi i ndjerë i Justina Aliajt

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:47
Justina Aliaj

Pasi fitoi betejën me covid-19, Artistja e njohur shqiptare Justina Aliaj i është drejtuar me një mesazh miqve dhe mbështetësve të saj.

“Më keni dhënë lumturi të përjetuar si kurrë!!! Ju më dhatë kurajë për me luftu në ato ditë vendimtare, ku hera-herës më humbnin edhe shpresat, ndërkohë që mjekët bënin të pamundurën për të më mbajtur në jetë” shkruan Aliaj.

Mesazhi

Më keni dhënë lumturi të përjetuar si kurrë!!!

Dhe sa e madhe ishte ajo lumturia nga aty ku ndodhesha unë!!!

Ju më dhatë kurajë për me luftu në ato ditë vendimtare, ku hera-herës më humbnin edhe shpresat, ndërkohë që mjekët bënin të pamundurën për të më mbajtur në jetë. Ishin urimet, ai interesim i jashtëzakonshëm që treguat për mua, dhe dashuria e pasioni im i madh, më i madhi pasion i jetës sime me u shfaq para jush me atë ç’ka Zoti më kishte dhuruar, e që unë jua dhurova Juve gjithë jetën.

Zoti i dëgjoi lutjet tuaja, edhe të miat, Ai i pranoi lutjet tuaja, sepse fortësisht, Ai e besoi këtë lidhjen tonë sublime. Unë sot jam Covid-19 free! Uroj që Shqipëria dhe bota mbarë, me u shëru sa më shpejt nga kjo sëmundje shfarosëse.

Të gëzojmë në këto fundvit festash me sa më pak dhimbje e lot!
GEZUAR ky Vit i Ri 2021!

Ardhtë i bardhë për shumë e shumë motmote! Për çdo vjet e ma me zemër të mirë!

Së fundi miqtë e mi fort të shtrenjtë, a mos harrova të ju them se: edhe një 100 herë të lindja, e me gjithë peripecitë, unë Artin do të zgjidhja! Siç thotë Kipling- Dhe kjo na qenka më e bukura! Mirënjohje e thellë!

E juaja, Justina Aliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat