Interpretimi i mrekullueshëm i “Christmas is all around” nga Dua Lipa dhe Jimmy Fallon

Mediale Vip

Interpretimi i mrekullueshëm i “Christmas is all around” nga Dua Lipa dhe Jimmy Fallon

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:39
Dua Lipa dhe Jimmy Fallon

Dua Lipa solli atmosferë festive me performancën e fundit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi ishte e ftuar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Në këtë emision, këngëtarja solli atmosferën e festave, teksa zgjodhi ta këndojë një këngë festive bashkë me drejtuesin e emisionit.

“Christmas is all around”, titullohet kënga, që Dua dhe Jimmy e kënduan së bashku në skenën e emisionit.

Dyshja kanë dhuruar performancë mahnitëse, ndërsa pranuan shumë komente pozitice për këtë interpretim.

“CHRISTMAS IS ALL AROUND. Faleminderit Jimmy Fallon,  ka filluar të ndjehet shumë sikur Krishtlindje ”, shkruan Dua.

Këngëtarja në këtë paraqitje mori vëmendje edhe me kostumin që e zgjodhi ta vesh, teksa ishte kombinuar me ngjyrat blu dhe të bardhë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat