Besi, Olsi dhe Erioni bëhen sërish bashkë për këtë arsye

Mediale Vip

Besi, Olsi dhe Erioni bëhen sërish bashkë për këtë arsye

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:56
Besi, Olsi dhe Erioni

Në vitin 2018 tre nga emrat më të dashur në skenën e humorit vitet e fundit Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku u bënë bashkë për të na mbërthyer para ekranit.

Treshja solli “BE coffe”, një rubrikë mbushur me të qeshura, skeçe dhe të ftuar, si pjesë e emisionit të përjavshëm “E diela shqiptare”.

Megjithatë, për shkak të angazhimeve të tre aktorëve, në fillimin e sezonit të ri televiziv në shtator 2019, ata ndoqën rrugë të ndryshme duke mos u shfaqur më me këtë rubrikë.

Sot ata duket se janë bërë sërish bashkë. Ishte Besi ai që postoi një foto krah Olsit dhe Erionit, teksa shkruante me nota humori: ” Reunion: @erion_isai @olsibylyku1 Mos harroni komentoni tek shorteu nese doni te jeni fitues i njerit prej 3 cmimeve.”

Ai që i ka bërë sërish bashkë ishte Olsi, i cili ka ftuar dy kolegët dhe miqtë e tij në emisionin e tij “Roped with Olsi”. Me siguri episodi shfaqet këtë të mërkurë në rrjetet sociale dhe spektakli është i garantuar.

Kujtojmë se pas tërheqjes nga televizioni, Erion Isai është përqëndruar në detyrën e tij si kryebashkiak i Ersekës, kurse Besi i është përkushtuar familjes, pas suksesit të filmit të tij “Falco”.

I vetmi aktiv, ose super aktiv më saktë, është Olsi i cili krah “Klanifornias” ku e shohim çdo të shtunë, ka ardhur edhe me emisionin  e tij “Roped with Olsi” që transmetohet çdo të mërkurë në You Tube.

Po ashtu, ai vijon edhe krijimtarinë e tij në muzikë e disa javë më parë solli këngën e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat