Çfarë ka ndodhur mes Flor Binajt dhe Altin Bashës?

Mediale Vip

Çfarë ka ndodhur mes Flor Binajt dhe Altin Bashës?

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 07:14
Altin Basha, Flor Binaj

Altin Basha vendosi që me nisjen e sezonit të ri të hiqte dorë nga dejtimi i spektaklit të humorit “Portokalli”. Në një intervistë të dhënë disa ditë më parë, Basha deklaroi se e ka parë largimin si një hapësirë lirie, për sa kohë kjo liri cënohej duke bërë që arsyeja pse drejtonte këtë spektakël humori të binte.

“Unë nuk kam ndërmend të ushqej thashethemet. E kam parë si një hapësirë lirie. Në momentin kur kjo liri cënohet, arsyeja pse drejtoja Portokallinë ra. Është një kontribut që mendoj se me kohën do të vlerësohet më shumë. Nuk mendoj fare që do të bjerë Portokallia pas ikjes sime. Do duhet të presim për të parë.”, u shpreh regjisori.

Altin Basha tha se eksperiencën që mori nga 17 vite në drejtim të këtij programi do ta vërë në jetë në një tjetër projekt për të cilin nuk dha një datë të saktë por theksoi se mund të nisë në mes ose në fund të mandatit në krye të Teatrit Eksperimental (mandati zgjat 3 vite).

Vendin e tij në “Portokalli” e ka zënë tashmë Indrit Çobani, i cili duket se është pritur shumë mirë nga kasti i aktorëve.

Mbrëmjen e sotme Flor Binaj na ka habitur të gjithëve, pasi i pyetur në “Shiko kush luan” se kë zgjedh mes Bashës dhe Çobanit, ai ka zgjedhur këtë të fundit.

Ndonëse në studio kjo pyetje u pa si “bombë”, madje edhe Luana u shpreh ” Këtë pyetje që ne s’e bëmë kurrë…”, duket se Flori e ka superuar pa problem. Nisur nga fakti se ka punuar prej vitesh të tëra me Altinin pritej që të zgjidhte atë, por jo.

Nuk dihet nëse mes tyre ka ndodhur diçka apo ishte thjesht një përgjigje racionale nga ana e aktorit, por mbetet për tu parë.

Kujtojmë se pak javë më parë Basha është zgjedhur drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke zëvendësuar Kiço London.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat