“Ke të fala nga Stresi” të rinjtë tallen me 129

Mediale Vip

“Ke të fala nga Stresi” të rinjtë tallen me 129

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
Stresi

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi është një ndër reperët më të ndjekur dhe të suksesshëm të vendit tonë. Ai gjithashtu është dhe një ndër personat të cilët nuk qëndron dot larg “telasheve” dhe problemeve me policinë.

Së fundmi ai ka qenë në qendër të mediave dhe policisë për pjesëmarrjen e tij në protestën e organizuar për vrasjen e Klodian Rashës, i riu 25 vjeçar që humbi jetën nga arma e efektivit të policisë më 8 dhjetor.

Që prej asaj dite Stresi u shpall në kërkim nga policia dhe deri tani ka ndryshuar herë pas here vendodhjen e tij.

Reperi në llogarinë e tij në Instagram pak më parë ka shpërndarë një video në të cilën shihet dikush që telefonon “129” dhe dëgjohet ti përcjellë të fala nga reperi.

“Përshëndetje! Ke të fala nga Stresi”- dëgjohet në videon e publikuar.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by STRESI (@stresi)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat