Ç’do të thotë të bëhesh nënë në moshën 47-vjeçare, sipas Cameron Diaz

Mediale Vip

Ç’do të thotë të bëhesh nënë në moshën 47-vjeçare, sipas Cameron Diaz

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:14
Cameron Diaz

Studimet thonë se lumturia është më e madhe tek gratë që bëhen nëna në moshë të madhe, ndërsa tek nënat e reja efekti është më jetëshkurtër. Të bërit nënë në moshë të madhe ka disa përfitime mbresëlënëse dhe Cameron Diaz është një shembull ideal. Historia e saj mund të ndryshojë mendjen e njerëzve që kishin dyshime për të mbetur shtatzënë pas të 40-ave.

Aktorja e famshme Cameron Diaz ka ndarë me të gjithë historinë e saj duke zbuluar edhe më shumë detaje. Në dhjetor të 2019-ës, Cameron Diaz dhe bashkëshorti, Benji Madden, u bënë prindër për herë të parë në jetën e tyre, pas një udhëtimi të gjatë drejt mëmësisë. Ky lajm shpërtheu në internet dhe u bë një temë e popullarizuar për bisedat e mëmësisë në moshë të vonë.

Diaz u dha shpresë grave që hoqën dorë nga përpjekjet për të pasur një fëmijë.

Miqtë e çiftit zbuluan se ata janë përpjekur për vite me radhë dhe më në fund sollën në jetë një vajzë me emrin Raddix.

Në një intervistë me Jimmy Fallon, Diaz rrëfeu se kalimi i kohës me vajzën e saj ishte një formë e vërtetë e parajsës.

Diaz ironizon veten dhe thotë se telefoni i saj nuk është më plot me fotografi të qenve të saj dhe këlyshëve të tyre. Diaz tani është një mami krenare që i pëlqen të shohë vajzën, duke parë babanë e saj me dashuri të pakufishme.

 “Të kesh një familje kur je i ri, është si çdo gjë kur je i ri, ti mundesh! Kur të jeni në moshën time dhe vendosni ta bëni, është një zgjedhja e duhur. Por me të vërtetë duhet të punoni shumë për të"- shprehet aktorja.

"A jam penduar? Jo... por nëse do të më kishit informuar vite më parë se do të isha nënë e dy fëmijëve të vegjël ndërsa dilja drejt të 50-ve, do të isha befasuar. Cila është lirikA e famshme e John Lennon? Jeta është ajo që ju ndodh ndërsa jeni të zënë duke bërë plane të tjera."

Një studim i vitit 2018, nga Zyra e Statistikave Kombëtare zbuloi se ndërsa ka pasur një rënie të niveleve të shtatëzënisë në grupmoshat më të reja, ka pasur një rritje midis moshave mbi 40 vjeç.

"Këshilla ime, për çdo grua tjetër që e konsideron këtë, është që të filloni të provoni më herët nëse keni mundësi. Kjo nuk ka të bëjë me të qënit një mama e re, por më shumë ka të bëjë me humbjen e amësisë plotësisht."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat