Rita Ora pritet të marrë reagime të ashpra pas xhirimit të klipit në objektin kontrovers të Bashkimit Sovjetik

Mediale Vip

Rita Ora pritet të marrë reagime të ashpra pas xhirimit të klipit në objektin kontrovers të Bashkimit Sovjetik

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:19
Rita Ora

Artistja e famshme botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora ka vendosur që video-klipin e saj të fundit ta xhirojë brenda një ndërtese që është ndërtuar për ta nderuar komunizmin dhe Bashkimit Sovjetik.

Rita Ora ka kryer xhirime brenda dhe jashtë monumentit Buzludzha në Bullgari, i cili është ngritur në vitin 1974 për ta përkujtuar formacionin brutal të Partisë Komuniste Bullgare në vitin 1891, shkruan Mirror.

Çdo vit, më 1 shkurt, shteti i Bullgarisë mban një ditë nacionale të përkujtimit ku njerëzit mund të shkojnë për t’i nderuar viktimat e regjimit komunist.

Objekti, që ndryshe njihet edhe si “UFO komuniste” për shkak të formës së pazakonshme, ka qasje strikte qysh prej rënies së Bashkimit Sovjetik.

Sidoqoftë, në mënyrë plotësisht befasuese, kërkesa e Rita Orës për të xhiruar në këtë objekt është pranuar nga Gergana Mikova – kryetare regjionale e Stara Zagoras.

Besohet se Mikovoa ka kërkuar që paraprakisht ta sheh video-klipin në mënyrë që të sigurohet se monumenti nuk do të diskreditohet.

Vlen të ceket se muajin e kaluar, Rita ka nxitur debat të madh pasi ishte zënë duke organizuar një festë në një restorant duke i thyer rregullat kundër virusit COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat