Çifti i shumëpërfolur e bëjnë lidhjen zyrtare duke postuar foton e parë së bashku

Mediale Vip

Çifti i shumëpërfolur e bëjnë lidhjen zyrtare duke postuar foton e parë së bashku

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 06:42
Katie Holmes,Emilio Vitolo Jr

Katie Holmes festoi 42-vjetorin më 18 dhjetor dhe i dashuri i saj, Emilio Vitolo Jr., shfrytëzoi rastin për t’i shprehur dashurinë publikisht! Katie dhe Emilio janë bashkë prej disa muajsh dhe janë shfaqin shpesh bashkë në rrugët e New York City. Janë munduar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë sekret, por së fundmi janë dorëzuar.

Edhe pse mediat i nxorën zbuluar, çifti nuk e kishin bërë lidhjen zyrtare. Ka qenë Emilio ai që e hodhi hapin i pari. Me rastin e ditëlindjes së Kate, ai publikoi një foto bardh e zi të të dyve në Instagram, ku shkroi:

"Personi më i mahnitshëm, më i mirë, më i bukur... Sa herë që shoh fytyrën tënde, më bën të buzëqesh. Gëzuar ditëlindjen! Të dua!"

Nuk mungoi as përgjigjja e Katie, e cila ia ktheu: "Faleminderit shumë dashuria ime. Edhe unë të dua!"

Sipas një burimi të Us Weekly, Katie dhe Emilio janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe duan ta kalojnë gjithë kohën së bashku.

"Emilio dhe Katie veprojnë si adoleshentë të dashuruar kur janë së bashku. Emilios i ndriçojnë sytë kur ajo hyn në restorantin e tij. Ata puthen dhe përqafohen sikur nuk e kanë parë njëri-tjetrin prej një kohe të gjatë, por në të vërtetë, e shohin njëri-tjetrin pothuajse çdo ditë,” –tha burimi, duke shtuar: "Emilio shumë i dhënë pas Katie-t. Sa herë që e pyesin për të, ai skuqet dhe buzëqesh. Ata gjithmonë janë duke qeshur kur janë së bashku. Ka buzëqeshje të vazhdueshme dhe vështrime dashurie mes tyre dhe miqtë e Emilios mendojnë se ajo është e shkëlqyer për të.”

Një histori shumë e bukur dashurie, pooorrr thonë se Emilio u nda me ish të fejuarën papritmas dhe se ajo zbuloi se ai po dilte me Katie-n përmes tabloideve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat