Katie Holmes dhe i dashuri i saj 9 vite më i vogël bëjnë zyrtare lidhjen: Të dua! Kur shoh fytyrën tënde…

Mediale Vip

Katie Holmes dhe i dashuri i saj 9 vite më i vogël bëjnë zyrtare lidhjen: Të dua! Kur shoh fytyrën tënde…

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:13
Katie Holmes dhe i dashuri i saj

Katie Holmes ka shumë arsye për të qenë e lumtur në 42 vjetorin e saj të lindjes.

Aktorja e famshme mori urimin më të ëmbël nga i dashuri i saj, Emilio Vitolo Jr. në një postim  në Intagram, duke bërë në këtë mënyrë zyrtare lidhjen e tyre.

Në imazhin bardh e zi, Homes shihet e ulur në prehërin e Vitolo ndërsa shikon me një buzëqeshje të madhe në fytyrë të dashurin e saj kuzhinier.

Image

“Personi më i mahnitshëm, më i mire dhe më i bukur ndonjëherë. Sa herë që shoh fytyrën tënde kjo më bën të buzëqesh. Gëzuar ditëlindjen !!! Të dua !!”- shkroi Vitolo, 33 vjeç, krahas fotos.

Holmes dhe Vitolo u lidhën për herë të parë në fillim të shtatorit, kur u panë në një restorant së bashku.

Çifti që nga ajo kohë është parë gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e njëri-tjetrit në New York.

Në fund të shtatorit, dyshja u fotografuan duke ecur të kapur për dore në qytet.

Muajin e kaluar, ata gjithashtu u panë ndërsa ecnin nëpër SoHo. Holmes ka qenë e martuar me Tom Cruise dhe kanë një vajzë 14 vjecare, Suri Cruise. Aktorja ishte gjithashtu e lidhur me Jamie Foxx për disa vjet para se të ndaheshin në 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat