Ana emocionon autoren e “Përputhen” me mesazhin e veçantë: Mu rrëqeth mishi

Mediale Vip

Ana emocionon autoren e “Përputhen” me mesazhin e veçantë: Mu rrëqeth mishi

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:52
Ana dhe Olsa

Ana e ka emocionuar Olsën.

Olsa Muhameti, autore e emisionit “Për’puthen” ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin “n’Kosovë Show”.

Ajo ka treguar se për shkak të shikueshmërisë së madhe, në numrin e saj të telefonit i vijnë edhe shumë kërcënime, duke theksuar se kjo i ndodh për shkak të konkurrencës televizive.

Autorja e “Për’puthen” foli edhe Ana Lleshin, e cila është pezulluar nga programi për shkak të publikimit të një fotoje ku shihej në shtrat me konkurrentin tjetër, Arjon Lulin.

“Ana ka një gjë, është gocë e drejtë dhe e drejtpërdrejtë. Nëse do të thotë atë që vërtetë mendon për mua, besoj se nuk do më ketë sharë.

Nëse nuk thotë atë që mendon vërtetë për mua, që zakonisht ajo nuk thotë gjëra që nuk i mendon, aq sa e njoh unë Anën. Ajo është e drejtpërdrejtë dhe thotë gjithçka që mendon”, theksoi Olsa.

Pas fjalës së saj, u publikua një video-mesazh nga Ana dhe autorja e emisionit që ka thyer çdo rekord, u shfaq e emocionuar.

“Kur mu kërkua të bëj një video-mesazh për ty për të thënë atë që unë mendoj. Pranova pa hezituar. E para, sepse ti je një autore shumë e mirë dhe e dyta femër shumë e fortë.

Dua të të falënderoj nga thellësia e zemrës për mundësinë që më dhe për të qenë pjesë e Përputhen, për të gjithë këshillat, për të gjithë të bërtiturat (qesh), për gjithçka që je ti.

Nëse ti nuk do ishe kështu siç je, më beso që ai program nuk do funksiononte. Dua të të them të dua shumë, faleminderit shumë dhe më fal për gjitha herët që të kam mërzitur”, u shpreh Ana, ndërsa Olsa tha se teksa dëgjonte videomesazhin iu rrëqeth mishi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat