Manjola Nallbani heq dorë nga Festivali i Këngës për arsye shëndetësore

Mediale Vip

Manjola Nallbani heq dorë nga Festivali i Këngës për arsye shëndetësore

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:10
Manjola Nallbani

Manjola Nallbani do të konkurronte këtë vit në Festivalin e Këngës me këngën “Ora e jetës”, një këngë që është pëlqyer shumë nga publiku, por artistja është tërhequr nga gara.

Arsyeja është shëndeti i Manjolës, e cila pak kohë më parë deklaroi se ishte infektuar me Covid-19.

Në një prononcim për “Anabel”, këngëtarja u shpreh se festivali do të mbahet në ambient të hapur dhe ajo nuk mund të rrezikojë shëndetin sërish.

“Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja [e tërheqjes nga gara është] që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes” – është shprehur këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat