Demi Lovato: Rëndësia e të qenit beqare

Mediale Vip

Demi Lovato: Rëndësia e të qenit beqare

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:13
Demi Lovato

Nëse të gjithë janë duke ndarë foto me të dashurit e tyre, duke treguar se si po i kalojnë festat, ka edhe personazhe të tjerë si Demi Lovato që i zbulojnë publikut pse janë të lumtur.

“Pjesa më e mirë për të qenë beqare është të dish që lumturia ime nuk vjen nga askush tjetër përveç vetes time”, shkroi ajo në një ‘Instagram Story’ shoqëruar me një emoji zemre.

Demi i dha fund fejesës së saj me Max Ehrich 5 muaj pasi ata u njohën. Që nga ndarja e tyre, ata të dy kanë pasur përplasje më njëri-tjetrin edhe publikisht. Max ka ndarë shumë detaje nga lidhja e tyre në ‘Instagram’, sakaq vendosi të qajë para paparacëve në vendin e propozimit.

Ehrich ndau dhe një këngë fill pas ndarjes, megjithatë vendimi i Demit nuk pati asnjë kthim pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat