Kitaristi Richie Sambora tregon arsyen e largimit nga Bon Jovi

Mediale Vip

Kitaristi Richie Sambora tregon arsyen e largimit nga Bon Jovi

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 09:00
Richie Sambora dhe vajza e tij

Richie Sambora ka folur më në detaje për vendimin e vështirë që mori për të lënë bendin amerikan, “Bon Jovi”, në vitin 2013.

Kitaristi 61 vjeçar pranoi se ishte për shkak se vajza e tij tani 23 vjeçare, Ava, kishte nevojë për të dhe ai nuk ‘pendohet’ për vendosjen e familjes në radhë të parë.

Sambora u bashkua me bendin kur u formua në vitin 1983.

“Nuk ishte një vendim popullor në asnjë mënyrë, padyshim, por në të vërtetë nuk kishte pothuajse asnjë zgjidhje. Unë kisha shumë punë për të bërë rreth jetës time personale”, ka thënë Sambora për revistën People.

“Ne kemi kaluar shumë kohë së bashku. Por e kuptova, Ana kishte nevojë që unë të isha pranë në atë moment. Familja vjen në radhë të parë dhe kjo ishte ajo që ndodhi”.

Richie, i cili ndan Ava me ish-bashkëshorten aktoren Heather Locklear, 59 vjeçare, tha se për shkak të angazhimeve në grup duhej të kthehej në shtëpi në Los Angeles për vetëm disa ditë.

Rokeri tani ka një lidhje shumë të mirë me vajzën, pasi viteve të fundit kanë kaluar një kohë të madhe së bashku.

Sambora po ashtu tregoi se është shumë krenar për Avan. “Ajo është një vajzë e mahnitshme me një të ardhme të ndritshme. Ajo është e përkushtuar që të jetë një vajzë e mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat