Bujar Qamili në gjendje të rëndë nga Covid-i

Mediale Vip

Bujar Qamili në gjendje të rëndë nga Covid-i

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Bujar Qamili

Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid-19 vijon të rritet çdo ditë e më shumë e bashkë me të dhe numri i personave që shtrohen në spitale për një trajtim më të specializuar.

Ditën e sotme është shtruar me urgjencë në spitalin Infektiv këngëtari me origjinë nga Shkodra, Bujar Qamili.

Mësohet se gjendja shëndetësore e këngëtarit është e rënduar pasi prej ditësh është i infektuuar me Covid-19.

Ndërkohë kujtojmë se aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat