Fest’59 në të ftohtë, por “live” dhe këngëtarë të vërtetë

Mediale Vip

Fest’59 në të ftohtë, por “live” dhe këngëtarë të vërtetë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:54
Anxhela Peristeri

Sonte vjen nata finale e Festivalit më të madh të këngës në RTVSH. Ky është edicioni i 59-të prandaj dhe quhet Fest'59, e artistët që kanë performuar në dy netët e parë, megjithëse në të ftohtë na kanë ngrohur me zërat e tyre "live", natën e parë në versionin e tyre të prezantimin, e në natën e dytë në versionin e bukur akustik.

Dikush do të thojë por nuk ka shumë emra nga ata me shumë miliona klikime në këngët e tyre me klipe për youtube e zëra të rregulluar me një mijë programe në kompiuter, e vërtetë por këta janë artistët reale që dinë të këndojnë si duhet, e që çdo notë e tyre është e bukur dhe çdo tekst ka një fabul.

Emra si: Anxhela Peristeri, Era Rusi, Agim Poshka, Orgesa Zaimi, Devis Xherahu, Festina Mejzini, Mirud, Xhesika Pollo etj. sollën emocione në skenë që nuk kishte problem nëse do të kishin më shumë koreografi, nëse do ishin në një ambient të ngrohtë, ata kënduan me shpirt e interpretuan "live". Një festival këtë vit në të ftohtë por mjaft i ngrohtë dhe i thjeshtë duke dëgjuar muzikë të mirë.

Por cila apo cili do të jetë fituesi? Këtë vit s'ka lajme pretendentë si më herët, por parashikimi ynë është se zëri dhe kënga e Anxhela Peristerit me këngën " Karma" është e denjë pë të fituar e përfaqësuar Shqipërinë në Eusosong 2021.Sonte vijnë edhe një herë "live" vetëm 18 këngë si më të mirat për natën finale./BS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat