Këngëtari Bujar Qamili infektohet me coronavirus

Mediale Vip

Këngëtari Bujar Qamili infektohet me coronavirus

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:16
Bujar Qamili

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Bujar Qamili, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të COVID-19.

Artisti shkodran mësohet se po merr trajtim në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Sipas “Newsbomb” gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ditët e fundit, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të spitalit.

Aktualisht këngëtari raportohet në terapi intensive.

Sa i përket projekteve muzikore, ai të fundit këngë e lansoi në qershor të këtij viti.

Sidoqoftë, është i njohur për hite të shumta që ka sjell ndër vite përfshirë: “Mi dhe flakë mallit tim”, “Ç’po këndon bilbili”, “Fati i zi”, “Ah Pranvera” etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat