Elia Zaharia dhe princi Leka urojnë Krishtlindjen, postojnë fotot e ëmbla me Geraldinën e vogël

Mediale Vip

Elia Zaharia dhe princi Leka urojnë Krishtlindjen, postojnë fotot e ëmbla me Geraldinën e vogël

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:49
Elia Zaharia dhe princi Leka me Geraldinën e vogël

Aktorja Elia Zaharia dhe princ Leka kanë uruar shqiptarët  për Krishtlindjet, ndërsa kanë postuar foto bashkë me vajzën e tyre të vogël, vetëm disa muajshme.

E veshur me fustan të kuq, Geraldina, e vogla familjes së tyre duket shumë e këndshme, ndërsa rri në krahët e së ëmës.

Familja ka pozuar pranë pemës së Krishtlindjve, ndërsa i urojnë shqiptarëve lumturi dhe harmoni.

Postimi:

Të dashur miq e dashamirës,

Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrat dhe të gjejë lumturi e harmoni!

Nga zemra,

Ne të tre...

Faleminderit Blerina Kllokoqi Rugova për fustanin e mrekullueshëm të vogëlushes sonë! Të lumshin duart

Photocredit David Niviere

(All rights reserved)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat