Pas eleminimit nga “Love Story”, Vivienit s’i del e keqja me Saimirin!

Mediale Vip

Pas eleminimit nga “Love Story”, Vivienit s’i del e keqja me Saimirin!

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 21:23
Vivieni, Saimiri

Këtë javë, rregullat e emisionit të famshëm të dashurisë, “Love Story” ndryshuan dhe ‘princi modern’, Saimiri, u desh të eleminonte vetëm një vajzë.

E eleminuara e tij këtë javë ishte Vivien Thano, vajza me të cilën ai pati edhe një debat gjatë transmetimit të emisionit.

Vivien u shpreh kundër Saimirit, për shkak se ai u puth edhe me Suelën, pasi i rrëmbeu një puthje Silvanës. Ajo tha se në momentin që puth një vajzë Saimiri duhet të mbajë një përgjegjësi, sepse nuk është e moralshme që t’i puthë të gjitha me radhë. Ndërkohë “princi modern” tha se puthjen e konsdieron si një etapë të dashurisë, madje si stacionin e parë drejt dashurisë.

Pavarësisht se Vivien ishte e para që i rrëmbeu një puthje, Saimiri vendosi që të largonte Vivien nga “Love Story”. Në fakt askush nuk e priste që ajo të eliminohej kaq shpejt nga gara, ndërkohë që vetë Vivien u shpreh se e ndiente një gjë të tillë.

Ajo tha se në fakt e kishte dhe vetë dëshirën për t’u larguar, sepse nuk i pëlqejnë disa nga veprimet e “princit modern”. Vivien i uroi suksese Saimirit në këtë rrugëtim, duke i thënë” Unë nuk jam për ty, ti nuk je për mua”.

Pas eleminimit, Vivien ka nisur të mbështesë në rrjete sociale të gjitha komentet ku ndjekësit dalin “kundër” Saimirit, madje Vivien ka bërë edhe komentin e saj.

“U gris maska e Saimirit, doli që Saimiri nuk është aq i mirë”- është njëri prej komenteve që ka marrë përgjigjen e ish-konkurrentes.

“”Doli Saikeqi”- është replika e Vivien duke iu referuar”princit modern”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat