Afërdita Dreshaj publikon ekon 3D të bebushit që po vjen në jetë!

Mediale Vip

Afërdita Dreshaj publikon ekon 3D të bebushit që po vjen në jetë!

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 22:37
Afërdita Dreshaj

Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj çek, Jakub Kindl, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Afërdita është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël, ndërsa lajmin e bukur të shtatzënisë e dha që në muajt e parë kur mësoi se pret një bebush.

Çifti do të bëhet me djalë, përgatitjet për të cilin kanë nisur që tani.

Që prej fillimit të pritjes së ëmbël, Afërdita ka qenë kryefjala e mediave dhe fotot e saj në rrjet janë komentuar goxha shumë. Kjo për arsye se këngëtarja nuk kishte një bark shumë të rrumbullakosur dhe të gjithë dyshonin në fillim për shtatzëninë e saj.

Megjithëse është shtatzënë, Afërdita vazhdon të konsumojë sushi (ushqim që zakonisht nuk këshillohet për nënat shtatzëna) dhe vazhdon të ushtrohet rregullisht në palestër, gjëra që i kanë habitur ndjekësit.

Jo vetëm kaq! Këngëtarja pranon se nuk ka pasur asnjë shqetësim gjatë shtatzënisë dhe tregon se të gjithë habiten gjithashtu me energjinë e saj.

Në rrjete sociale, këngëtarja nuk na i kursen pozat ku tregon ecurinë e shtatzënisë dhe barkun e rrumbullakosur. Mirëpo, postimi i fundit në InstaStory ishte shumë i veçantë.

Afërdita ka shkuar për një vizitë kontrolli dhe ka parë bebushin e saj në ekon 3D, ndërsa këtë pamje s’ka mundur të mos e ndajë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ky është një moment emocionues për çdo prind, kur shohin frytin e tyre të dashurisë dhe përpiqen të imagjinojnë më qartë tiparet e tij nëpërmjet ekos 3D.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat