Puthjen e Silvanës apo të Suelës, kë pëlqeu më shumë Saimiri?

Mediale Vip

Puthjen e Silvanës apo të Suelës, kë pëlqeu më shumë Saimiri?

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 18:12
Saimiri

Ndryshe nga takimi me Merin, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave.

Në javën e katërt ai pati edhe një takim me Silvanën, me të cilën gjithashtu shkëmbyen shumë puthje gjatë takimit.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Saimiri është pyetur se cila puthje i pëlqeu më shumë, teksa ka dashur të mbajë një qëndrim neutral për të dyja vajzat.

Më tej ai ka folur edhe për atmosferën e re që kanë sjellë tre konkurrentet e reja, Generda, Valentina dhe Redona.

Ti ke puthur edhe Silvanën më përpara, cila puthje të ka pëlqyer më shumë, e Suelës apo e Silvanës?

Për mua secila vajzë është e veçantë, prandaj nuk dua të bëj dallime. Unë e thashë edhe në program që përderisa unë arrij të puth një vajzë, do të thotë që unë kam një ndjenjë, një pëlqim, që arrij deri tek një puthje.

Vajzat e reja, Generda, Redona dhe Valentina kanë sjellë një ajër të ri në spektakël. E ke ndjerë ti këtë ndryshim?

Tre vajzat e reja më bëhet qejfi që kanë ardhur në këtë program sepse kanë sjellë edhe një elegancë të re. Janë vajza shumë të këndshme, shumë të sjellshme.

Ndryshe nga takimi me Suelën, takimi me Merin ishte një takim pa puthje. Çfarë vlere ka për ty një takim pa puthje?

Takimi me Merin ishte një takim shumë i bukur dhe për Merin kam shumë respekt, sepse është një vajzë shumë dinjitoze, një vajzë që nuk flet kot më kot, mban atë qëndrimin e vet.

Edhe unë, takimin me vajzat ua përshtas vajzave, kështu që nuk do doja kurrë një puthje kot me Merin pa e ndjerë ajo ose pa e ndjerë unë vërtet. I lë kohën dhe hapësirën e duhur derisa të ndodhë, ose ndoshta nuk do ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat