Melisa kapet me Anën për shkak të xhelozisë ndaj Fatjonit

Mediale Vip

Melisa kapet me Anën për shkak të xhelozisë ndaj Fatjonit

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 20:53
Melisa, Ana

Melisa pati një debat të ‘nxehtë’ sot me Anën.

Puntanta e somte në “Përputhen” është përcjellur me debate mes disa prej konkurrentëve.

E gjitha nisi nga një takim që pati Ana me Fatjonin, i cili ishte dyti me radhë për këta konkurrentë.

Por, në takim ata ishin më të afërt, madje Fatjoni i dhuroi Anës edhe trëndafila, duke e bërë xheloze Melisën.

Fatjoni tha se trëndafilat që ia dhuroi simbolizojnë dashurinë dhe miqësinë, por kjo nuk u prit mirë nga Melisa.

“Ai trëndafili nuk ishte as i kuq, ishte ngjyrë pjeshke”, tha Melisa, teksa Ana i tha “Po, se pjeshkë jam unë”.

“Si pjeshkë e stazhonume po më dukesh”, ia ktheu Melisa, duke treguar haptas xhelozinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat