Shitet për 22 milionë dollarë prona e famshme e Michael Jacksonit – “Neverland”

Mediale Vip

Shitet për 22 milionë dollarë prona e famshme e Michael Jacksonit – “Neverland”

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:35
“Neverland Ranch”

“Neverland Ranch” një nga pronat e famshme të Michael Jacksonit tani është me pronar të ri.

Miliarderi Ron Burkle, e ka blerë pronën e Jacksonit për 22 milionë dollarë, raporton Wall Street Journal.

Me 1,100 hektarë kjo pronë më 2015 vlerësohej për 100 milionë dollarë, e më 2017 për 67 milionë. Kurse më 2019 ishte vlerësuar për 31 milionë dollarë.

Jacksoni, që kishte vdekur më 2009 në moshën 50 vjeçare nga mbidozë akute të ilaçeve, kishte ndaluar se vizituari Neverlandin më 2005 pas shpalljes së pafajësisë së tij rreth akuzave për ngacmim të fëmijëve.

Legjenda e Popit e kishte blerë këtë pronë më 1987 për 19.5 milionë dollarë.

Kjo pronë në Los Olivos, rreth 193 kilometra në veri të Los Angelesit, ishte riemërtuar Sycamore Valley Ranch.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat