“Nga zona intime tek veshja e....”/ Dy këngëtarët që lanë në hije fituesin e Festivalit të Këngës

Mediale Vip

“Nga zona intime tek veshja e....”/ Dy këngëtarët që lanë në hije fituesin e Festivalit të Këngës

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 13:41
Xhesika Polo

Edhe pse Anxhela Peristeri ishte këngëtarja fituese e Festivalit të 59 të këngës, duket se vëmendjen më të madhe e morën Xhesika Polo dhe Durim Morina, për shkak të veshjeve të tyre.

Durim Morina i njohur ndryshe si ‘Mirudi’ , i cili ka marrë këtë vit në “Festivalin e Këngës” me këngën “Nëse vdes”, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe komentet e fansave të tij për veshjen me të cilën u prezantua. Në natën e parë të festivalit ai u shfaq me një kostum të veçantë.

Por ajo që nuk i shpëtoi publikut ishte edhe veshja pikante e Xhesika Polos natën e dytë. Këngëtarja mbante veshur një palë kombinoshe ngjyrë mishi të cilave u kishte hedhur përsipër një tyl dhe dukeshin mjaft bukur, derisa detaji "shokues" vihet re.

Image
Durim Morina

Pjesa intime e Xhesikës theksohet mjaftueshëm nga pantallonat në ngjyrën e trupit, sa të lënë të kuptosh sikur nuk mban veshur gjë.

Edhe pse debati duhej të fokusohej tek produkti, fatkeqësisht po ndodh e kundërta.

Image
Xhesika Polo
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat