Burak Özçivit festoi dje ditëlindjen dhe Fahriye i bëri një super dedikim!

Mediale Vip

Burak Özçivit festoi dje ditëlindjen dhe Fahriye i bëri një super dedikim!

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:30
Burak Özçivi, Fahriye Evcen

Burak Özçivit, ose siç njihet ndërkombëtarisht tashme si “Osman” prej rolit të tij, ka festuar ditën e enjten ditëlindjen e tij të 36-të. Pavarësisht moshës ai mbetet një nga aktorët turq më të bukur.

Si duket për të vlen shprehja “Bëhet më i mirë me kalimin e viteve.”

Dhe sigurisht në këtë ditë të veçantë s’mund të mungonte një urim publik nga Fahriye Evcen e cila ndau disa foto shumë të bukura në Instagram, ku shihen në krahët e njëri-tjetrit.

Si gjithnjë ata shkëlqejnë dhe në sytë e tyre shihet qartazi dashuria.

“Gjysma ime.. Gëzuar ditëlindjen!”- shkroi aktorja krah fotove.

Të njëjtat foto janë postuar më pas edhe nga Buraku në profilin e tij në Instagram, ku menjëherë kanë vërshuar komentet e urimet nga fansat të cilët dhuruan shumë dashuri për të preferuarin e tyre.

Burak Ozçivit dhe Fahryie Evcen janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe mjaft të përfolur për martesen e tyre.

Ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe herë pas here na kënaqin me postimet ku shfaqen së bashku ose me të voglin e tyre në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat