U bë sërish nënë një muaj më parë, Greis Petroviç e jep lajmin sot dhe zbulon emrin e djalit

Mediale Vip

U bë sërish nënë një muaj më parë, Greis Petroviç e jep lajmin sot dhe zbulon emrin e djalit

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 19:52
Greis Petroviç

Themeluesja e “Greis Models”, Greis Petroviç është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë sot, përmes rrjeteve sociale, por fëmija ka ardhur në jetë në fillim të dhjetorit. Greis ka zgjedhur një ditë kaq të veçantë sa Krishtlindjet për të ndarë lumturinë e saj me të tjerët.

Ajo ka zbuluar se të i biri quhet Andrea dhe ka lindur më datë 2 dhjetor.

“Dhurata jonë e Krishlindjeve! Mirë se erdhe i vogli Andrea! 02/12/2020. Krishtlindje të bardha e plot shëndet për të gjithë ju! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta! Mirënjohje dhe falënderim për Dr. Elton Koroveshi dhe Dr.Denisa Bajraktari! Faleminderit Zot që na bekove me një tjetër ëngjëll!” –ka shkruar Greis.

Greis është gjithashtu nënë e një vajze 2-vjeçare, të quajtur Emel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat