Çmimi për foton më “hot” të Krishtlindjeve i shkon Camilës dhe Shawn që na dhuruan këtë puthje nga vaska!

Mediale Vip

Çmimi për foton më “hot” të Krishtlindjeve i shkon Camilës dhe Shawn që na dhuruan këtë puthje nga vaska!

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 07:23
Shawn Mendes dhe Camila Cabello

Ditën më parë ishin Krishtlindjet dhe sigurisht nuk munguan urimet speciale plot dashuri nga personazhet publike.

Ata kanë uruar fansat e tyre në rrjetet sociale ku kanë ndarë foto të veçanta, duke i shoqëruar me fjalët më të përzemërta.

Vëmendje mori sidomos kartolina e çiftit Shawn Mendes dhe Camila Cabello të cilët postuan në rrjetet sociale disa foto nga vaska, duke u dërguar ndjekësve urimet më të sinqerta dhe sigurisht më të nxehta.

Kohët e fundit nuk kam qenë shumë e dhënë pas fotove të bukura, por kjo duket mirë për Krishtlindje! Faleminderit Babagjysh që më solle burrin tim të gjatë, të ëmbël dhe funny.”

Camila dhe Shawn udhëtuan drejt Kanadas për të kaluar pushimet e fundvitit me familjen e këngëtarit.

Disa ditë para Krishtlindjeve këngëtari kanadez dhe e dashura e tij u bënë fansave të tyre një dhuratë të hershme duke publikuar këngën e tyre të papritur “për të përhapur dashuri dhe mirësi”, siç ata e cilësuan.

Camila dhe Shawn publikuan versionin e tyre të “The Christmas song”, që për 13 orë mori mbi 1.1 milionë klikime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat