Anwar Hadid thotë se nuk do e marrë vaksinën kundër COVID-19

Mediale Vip

Anwar Hadid thotë se nuk do e marrë vaksinën kundër COVID-19

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:14

Anwar Hadid nuk ka në plan që të marrë vaksinën e coronavirusit pasi beson se trupi i tij mund ta luftojë atë ‘natyrshëm’.

Modeli, i cili është vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid, gjatë fundjavës iu përgjigj ndjekësve përmes opsionit ‘pyetje – përgjigje’ në Instagram.

Të shumta kanë qenë pyetjet rreth vaksinës që doli për herë të parë në Amerikë, marrë parasysh që pos rezultateve pozitive mund të ketë edhe anët negative.

“A do ta marrësh vaksinën”, ka qenë pyetja e një ndjekësi ndërsa nuk mungoi një përgjigje nga Anwar duke thënë, “Absolutisht që jo”.

Image

“Pse, jeni kundër vaksinës?”, shkroi një tjetër ndjekës, gjersa Hadid shtoi se “trupat tanë janë bërë nga krijuesi për të bërë më shumë sesa mendojmë”.

Image

Në Mbretërinë e Bashkuar, vaksina e coronavirusit është në dispozicion vetëm për ata që janë më të prekur, nisur nga qytetarët e shtëpive të kujdesit, personelin shëndetësor dhe për të moshuarit.

Anwar, së bashku me nënën dhe motrat e tij, kanë sëmundjen e quajtur ‘Lyme’, e cila është një infeksion bakterial që njerëzit mund të kapin përmes pickimeve nga këpushat e infektuara.

Sëmundja në raste më të rënda, mund të përfundojë duke shkaktuar probleme të zemrës dhe nervave, dhimbje e ënjtje në nyje dhe vështirësi në përqendrim për vite më pas.

Të famshëm të tjerë po ashtu kanë ndezur polemika javët e fundit me komentet e tyre kundër vaksinës së coronavirusit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat