“E diela e fundit për këtë vit më gjeti kështu”, Capital T ka një mesazh për fansat

Mediale Vip

“E diela e fundit për këtë vit më gjeti kështu”, Capital T ka një mesazh për fansat

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 21:28
Capital T

Capital T ka uruar fansat e tij për vitin e ardhshëm.

Një prej artistëve që këtë vit solli projekte të reja muzikore është Capital T.

Ai lansoi albumin e tij “Skulpturë”, i cili u prit shumë mirë nga fansat por Capitali vendosi të mos ndalej aty.

Përmes një postimi në Instagram ai dha një mesazh fansave të tij duke u thënë se duhet ta shijojnë jetën sepse nuk dihet se kur nuk janë më.

“E diela e fundit për këtë vit më gjeti kështu … Shijoni jetën sepse nuk e dimë kurrë se kur është koha për të shkuar”, shkroi reperi.

Fansat e Capitalit ende po e presin këngën më të re “Rrafsh” e cila pritet se do të vije në treg këto ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat