Capital T uron Anxhela Peristerin për fitoren, i bindur se do të na përfaqësojë denjësisht

Mediale Vip

Capital T uron Anxhela Peristerin për fitoren, i bindur se do të na përfaqësojë denjësisht

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 21:39
Capital T

Anxhela Peristeri është zgjedhur fituese e edicionit të ’59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Këngëtarja ka marrë urime të shumta nga fansat e saj, ndërsa nuk munguan as urimet e kolegëve.

Njëri prej tyre, reperi i njohur Capital T, ndau me ndjekësit një fotografi të Anxhelës në “Instagram” ku shkruan: “Urime Anxhela Peristeri, vazhdo dhe na përfaqëso mirë”.

Kujtojmë që kënga fituese në Festivalin e këngës në RTSH do të përfaqësojë Shqipërinë në Eursong, ndërkohë që këngëtarja Anxhela Peristeri njihet për vokalin e saj të bukur dhe aftësinë për të kënduar live. Edhe ne i urojmë suksese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat